“Krahas buxhetit të shqiptarëve, qeveria e Edi Ramës ka shpërdoruar edhe fondet e BE duke miratuar projekte klienteliste përmes AZHBR”, kështu shprehet kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në një postim në Facebook.
Kryemadhi deklaron se “shqiptarëve u jepet luga bosh, klientëve të inceneratorëve u shtrohet tapeti i kuq për të fituar çdo gjë”.
Postimi i plotë:
Krahas buxhetit të shqiptarëve, qeveria e Edi Ramës ka shpërdoruar edhe fondet e BE duke miratuar projekte klienteliste përmes AZHBR. I tillë është edhe kjo serë pranë inceneratorit të Tiranës. Investim ky, që i takon kohës së drejtimit nga ministrja Krifca, por i pa promovuar nga ana e saj. Shqiptarëve u jepet luga bosh, klientëve të inceneratorëve u shtrohet tapeti i kuq për të fituar çdo gjë. Goditja pa kompromis e abuzimit të detyrës dhe korrupsionit në nivelet e larta, është kyç për të dekriminalizuar politikën dhe realizuar një shtet të së drejtës me standarde evropiane.