Katerina Zeta-Jones ka qenë e pranishme në diplomimin e fëmijës së saj të madh Dylan Douglas në Universitetin prestigjioz “Brown” të Rhode Island.
Aktorja uellsiane dukej shumë e lumtur për djalin e saj të cilit iu dha diploma për mbarim e studimeve në shkencat politike.
Pas ceremonisë së diplomimit Zeta ndau në Instagram një foto të djalit të saj të veshur me pelerinën dhe kapelen tradicionale të diplomimit, ndërsa ajo i dhuronte një perqafim.
“Urime diplomimi për djalin tim, krenarinë time, gëzimin tim, Dylan. Unë jam krenare në mënyrë të pashpjegueshme për ty dhe të dua përtej fjalëve,”– ka shkruar aktorja krahas fotove.
View this post on Instagram
Ju kujtojmë që një natë më parë Dylan u surprizua dhe shpërtheu në lot pasi xhaxhai i tij Lyndon Jones bëri një paraqitje të befasishme në darkën e tij para diplomimit.
Lyndon zgjodhi ta përshëndeste nipin me një këngë. Katerina sigurisht e filmoi këtë moment emocionues duke e ndarë me të gjithë pastaj.
“Surprizë! Surprizë! Darka e para-diplomimit kur djali im Dylan sheh xhaxhain e tij i cili erdhi nga Uellsi për të festuar këtë moment të mahnitshëm. E pata të vështirë ta mbaja këtë sekret, por ia vlejti emocioni”,-shkruante ajo.
View this post on Instagram
Brown, një universitet privat i Ivy League Research, është universiteti ku kanë kryer studimet e tyre edhe shumë të famshëm duke përfshirë Tracee Ellis Ross, Laura Linney, John Krasinski dhe yllin e Harry Potter Emma Watson.