Edi Rama mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe: Ishte burim frymëzimi për paqen dhe humanizmin

Edi Rama Foto

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet mbi ndarjen nga jeta të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan.
me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Rama e quajti presidentin e ndjerë burim frymëzimi për paqen dhe humanizmin.

“Thellësisht i pikëlluar për vdekjen e Lartësisë së Tij Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan.

Lartësia e tij ishte burim frymëzimi për paqen dhe humanizmin. Shpirti i tij u prehte ne paqe”, ka shkruar Rama.

Më tej kryeministri ka uruar presidentin e ri, të cilin shtoi se e njeh prej vitesh.

“Urime Sheikh Mohammed bin Zayed si President i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Jam i privilegjuar që e njoh Lartësinë e Tij prej disa vitesh dhe e vlerësoj thellësisht vizionin e tij, udhëheqjen e tij dhe mirësinë e tij unike. Zoti qoftë me të dhe me vendin e tij gjatë gjithë rrugëtimit”, ka shkruar kreu i qeverisë.

Edi Rama mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe: Ishte burim frymëzimi për paqen dhe humanizmin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook