FOTO/ U vra nga kolegu brenda në komisariat, ky është efektivi 55-vjeçar që humbi jetën, baba i tre fëmijëve

Caush Saliasi Vrasja

Ky është efektivi i policisë i cili u vra mbrëmjen e djeshme në ambientet e Komisariatit nr 3 në Tiranë, nga kolegu i tij, 25-vjeçari Ludian Zaimi.

55-vjeçari Çaush Saliasi, baba i tre fëmijëve, u qëllua me 6 plumba, 3 nga të cilët e kapën në trup duke i shkaktuar vdekjen.

Gazetari Igli Çelmeta “BalkanËeb” se Zaimi, fill pasi plagosi kolegun, qëndroi në komisariat, ndërsa tashmë është ndaluar nga efektivët e policisë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pas krimit efektivi 25-vjeçar ka thënë se e qëlloi kolegun e tij pasi ky i fundit e tallte prej kohësh.

 

FOTO/ U vra nga kolegu brenda në komisariat, ky është efektivi 55-vjeçar që humbi jetën, baba i tre fëmijëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook