“Gota po mbushet me gllënjka!”/ Erion Braçe mbi naftën që u jepet fermerëve: Jemi ende shumë mbrapa

Brace Ne Kuvend

Deputeti socialist Erion Braçe, ka folur në lidhje me naftën pa taksa e cila u jeopet fermerëv në vend.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Braçe tha se ky është një proces që nuk po ecën me ritmin e duhur.
Deputeti ngriti gjithashtu shqetësimin në lidhje me procedurat të cilat kryhen nga persona shpesh të keqpaguar, të cilëve mbi të gjitha shpejt u mbaron edhe kontrata e punësimit.

Postimi i plotë: 
PER NAFTEN E BUJQVE PERSERI;
PO PUNOHET AKOMA,
POR JEMI SHUME SHUME MBRAPA ENDE!
Shifrat:
Ne te gjithe JUGUN jane fiks 17.825 aplikime; jane punuar 5600 nga te cilat, per 4.100 jane dhene KARTAT E NAFTES, 1.500 presin miratimin ne AZHBR;
Shifrat ne Lushnje e Divjake;
Ne Lushnje jane 6.334 aplikime dhe jane dhene 1484 karta nafte;
Ne Divjake jane 2.971 aplikime dhe jane dhene 370 karta nafte.
GOTA PO MBUSHET ME GLLENJKA!
Dy ore e gjysem dje ne TREGUN E FRUTAVE E PERIMEVE TE LUSHNJES,
u sterbinda se nafta eshte jetike dhe koha po iken!
Nuk di kujt i shkoi ne mendje qe tamam tani dhe duke e lidhur me DHENIEN E NAFTES, te kerkonte rregjistrin e fermave, por e pashe me syte e mi se si nje proces 3 minuta, zgjatet deri ne 12 minuta per cdo bujk;
Por edhe per cdo punonjes;
DITA AQ ORE KA!
Kjo pune po behet me punetore te marre me kontrate e per vetem 26 mije leke ne muaj!!!!!!!!!
Kontrata mbaron ne 31 maj dhe ne do jemi ne pike te hallit nese ata nuk vijojne punen!
Kush po merret me panair perseri e perseri, propagande perseri e perseri, duhet te kujtoje se bujqit kane nevoje per gjera konkrete!
LLAFET NE VAKT PUNE KUSHTOJNE KOHE, PRODHIM, TE ARDHURA

Arena e Lajmit

“Gota po mbushet me gllënjka!”/ Erion Braçe mbi naftën që u jepet fermerëve: Jemi ende shumë mbrapa

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook