Komplikohet transferimi i Dibalës te Interi, gjiganti gjerman e shikon si zëvendësuesin e Haland

Paulo Dibala është një nga emrat më të nxehtë të merkatos, me yllin argjentinas që është përfolur shumë në kohët e fundit për një kalim të tijin nga Juventusi te Interi.

DIBALA

Zikaltërit duket se nuk janë të vetmit në garën për të marrë shërbimet e 28-vjeçarit, me Dortmundin që duket se i është bashkuar gjithashtu garës për argjentinasin.

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, gjermanët e shkojnë sulmuesin si alternativën e Haland që pritet të largohet në përfundim të sezonit.

Verdhezinjtë janë të gatshëm t’i ofrojnë Dibalës një kontratë 5-vjeçare më një pagë të ngjashme me atë që përfiton aktualisht te Juventusi, alternativë kjo që do ta bënte argjentinasin të mendonte përsëri ofertën e Interit.

Arena e Lajmit


Komplikohet transferimi i Dibalës te Interi, gjiganti gjerman e shikon si zëvendësuesin e Haland

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook