“Ky ishte derbi im i fundit”, Hoxhallari: I kthyem reston Partizanit. Penalltia? Ja çfarë i thashë Belicës

Kapiteni i Tiranës, Erjon Hoxhallari, nuk e fshehu dot gëzimin për titullin e shpallur kampion dhe këtë e tregoi në intervistën për “Super Sport” pas sfidës. Gjithashtu ai la dhe të hapur çështjen e largimit me një deklaratë të tij.

bandicam 2022-05-07 21-33-39-970

 

Ky titull apo para dy vitesh? – Ky titull sepse e fitova si kapiten,. Ndoshta e kemi dhe dominuar këtë kampionat.

Ndjesia personale? – Ndjesi e papërshkruar, sepse ta fitosh kampionatin në derbi. Ky është dhe derbi im i fundit dhe shpresoj që vitin tjetër Tirana të fitojë përsëri.

Derbi i fundit? – Derbi i fundit për këtë kampionat. (qesh)

Nuk kishim planifikuar të dilnim kampion në derbi, por gjërat kështu ndodhën. Kjo është diçka e bukur, sepse dhe Partizani doli kampion në derbi dhe i kthyem reston.

Peng? – Nuk dolëm kampion me 20 pikë, por më përpara. Ka qenë një kampionat i dominuar dhe nuk kemi ndonjë peng.

Faull te Skuka? – Nuk mendoj. Te momenti që ndodhi më erdhi Belica dhe i thashë që është hedhur vetë.

Dedikim për titullin? – Për djalin tim 10 muajsh.

Arena e Lajmit


“Ky ishte derbi im i fundit”, Hoxhallari: I kthyem reston Partizanit. Penalltia? Ja çfarë i thashë Belicës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook