Johnny Depp u kthye te rrënjët e tij në muzikë gjatë fundjavës, dy ditë pas përfundimit të gjyqit të tij për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard.
Sipas postimeve të shumta në mediat sociale dhe videove të shpërndara në Internet, aktori befasoi fansat në një koncert të Jeff Beck të dielën në Angli. Depp doli në skenë me kitarën e tij së bashku me Beck në shfaqjen, e cila u zhvillua në Sheffield, për të performuar bashkëpunimin e tyre të vitit 2020 “Isolation”, një ‘remake’ e këngës së John Lennon të vitit 1970. Ata performuan gjithashtu një cover të këngës “What’s Going On” të Marvin Gaye dhe “Little Wing” të Jimi Hendrix.
Fansat e Depp shpërthyen nga gëzimi në rrjetet sociale dhe e cilësuan performancën e aktorit të Hollywood si “të mahnitshëm” dhe “fantastike”. Një përdorues shkroi, “Johnny është një njeri i çmendur absolut… largohet nga gjykata të premten..del një koncert në Sheffield të dielën.. me Jeff Beck. Ai më në fund merr frymë dhe bën atë që do! Sa mirë për të”, shtoi një tjetër.
Ndërkohë, duhet përmendur se çështja gjyqësore gjashtë-javore e Depp është tani në duart e jurisë për të vendosur nëse Heard shpifi përaktorin e në një artikull që shkroi për ‘The Washington Post’ në 2018. Depp po kërkon 50 milionë dollarë për këtë rast, duke pretenduar se akuzat për abuzim në familje i kanë shkaktuar dëme të pariparueshme karrierës dhe reputacionit të tij.
Para se të bëhej aktor, Depp ka dashur të bëhej muzikant. Ai madje ka folur për aspiratat e tij të hershme muzikore, duke vënë në dukje se nuk po kishte aq sukses sa donte, duke e nxitur atë t’i drejtohej aktrimit. Depp është gjithashtu pjesë e grupit ‘Hollywood Vampires’, i cili përfshin Alice Cooper dhe Joe Perry.
Shikoni videot e Depp duke performuar me Beck, të postuara në YouTube, më poshtë.