Video/ Tre plumba e prekën në trup 55-vjeçarin, humbi jetën rrugës për në spital. Çfarë ndodhi brenda pak minutash në komisariatin 3 (Detajet)

Komisariat Tirane 600x450

Një ngjarje e rëndë u raportua mbrëmjen e të hënës në Komisariatin nr.3 në kryeqytet.

Një efektiv policie qëlloi me armë zjarrin kolegun tij, i cili më pas humbi jetën gjatë transportimit në spital.

Gazetari Igli Çelmeta tha për BalkanWeb se efektivë të tjerë kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur të ndalonin 25 vjeçarin, Ludian Zaimi.

Gjithashtu gazetari Çelmeta tha se sipas burimeve mësohet se 3 plumba e kanë prekur në trup efektin Çaush Saliasi i cili humbi jetën rrugës për në spital.

Autori 25-vjeçari, Ludian Zaimi ka shprehur pendesë dhe ka deklaruar se mes tij dhe kolegut ka pasur sherre dhe përplasje të mëparshme dhe gjithmonë është fyer nga kolegu i tij, dhe mbrëmjen e djeshme ka ndërmarrë aktin ekstrem.

Video/ Tre plumba e prekën në trup 55-vjeçarin, humbi jetën rrugës për në spital. Çfarë ndodhi brenda pak minutash në komisariatin 3 (Detajet)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook