Goli i Agueros që i dhuroi Mançester Sitit kampionatin në vitin 2012 në javën e fundit në garën me Junajtid mbetet një ndër momentet më historike të Premier ligës.
Siti ka festuar sot përpara ndeshjes ndaj Njukasëllit 10-vjetorin e shënimit të këtij goli me një dedikim special për sulmuesin.
Lojtarët kanë mbajtur veshur përpara sfidës një fanellë ku shkruhej emri i futbollistit sipas komentit të famshëm të golit nga ana e komentatorit anglez Martin Tejlor.
“Aguerooo”, ishte shkrimi në fanellat speciale të cilat u nxorën në shitje he për tifozët.
Arena e Lajmit