Laçi siguron vendin e dytë, tani luhet vetëm për Europën dhe zonën “play-out” / Shikoni renditjen pas dy sfidave të para të javës së 33-të

Java e 33-të e “Abissnet Superiore” ka mbyllur dy sfidat e para të javës së 33-të, me Tiranën që siguroi titullin kampion në përballjen e djeshme me Partizanin dhe Laçi që ditën e sotme siguroi matematikisht vendin e dytë dhe zonën europiane.

KATEGORIA-SUPERIORE logo

Kurbinasit mundën me rezultatin 4-1 Kastriotin në shtëpi dhe tani mendjen mund ta kenë te Kupa të qetë, pasi kanë ngelur dhe tre javë në kampionat dhe askush nuk mund t’i arrijë.

Nga ana tjetër, skuadrës së drejtuar nga Çela do t’i bënte mirë fitorja gjithashtu, pasi do të siguronte dhe ajo matematikisht mbijetesën dhe mund të arrinte akoma dhe më lartë në renditje.

Tani do të kemi betejë vetëm për vendin e 3-tëqë të dërgon në Europë dhe pse jo dhe për vendin e 4-të, e cila mund të dërgojë në Europë gjithashtu, nëse Laçi fiton Kupën, ose Vllaznia siguron vendin e tretë.

Gjithashtu pritet dhe një betejë për zonën “play-out”, të cilën e mban Egnatia me 34 pikë, 6 më pak se Teuta dhe 9 më pak se Kastrioti, me skuadrën e Ramadanit që do t’i tentojë t’i fitojë të gjitha sfidat e mbetura.

Për sa i përket mbijetesës, duket se Dinamo dhe Skënderbeu e kanë prerë biletën për të luajtur në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm dhe ndoshta këtë javë mund të konfirmohet.

REZULTATET:

E Shtunë:

PARTIZANI 1-2 TIRANA

E Dielë:

LAÇI 4-1 KASTRIOT

SFIDAT E MBETURA:

E Hënë:

DINAMO – SKËNDERBEU

TEUTA – EGNATIA

VLLAZNIA – KUKËSI

RENDITJA:

renditjaa

Arena e Lajmit


Laçi siguron vendin e dytë, tani luhet vetëm për Europën dhe zonën “play-out” / Shikoni renditjen pas dy sfidave të para të javës së 33-të

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook