“Nuk më interesonte derbi, edhe pse jam i Partizanit”, Duro lë hapur të ardhmen edhe si nënkampion: Presim finalen e Kupës e pastaj të shohim

Shpëtim Duro i është gëzuar titullit të parë simbolik si nënkampion i Superiores për skuadrën e Laçit. Trajneri i kurbinasve, theksoi për “SuperSport” pas sfidës së sotme se gjithçka mbetej gjithsesi e hapur pas përfundimit të këtij sezoni, nëse do të vazhdonte apo jo në radhët e skuadrës.

duro

“Sigurisht që ishte objektivi ynë real se është hera e parë që skuadra e Laçit në Superiore arrin të shpallet nënkampion i Shqipërisë. Se sa i përket Europës e kishim siguruar me kohë. Kjo është një arritje jashtëzakonisht pozitive.

Shumë nga lojtarët e stolit nuk i njihni, por unë ia kam dhënë dorën vetë. Për shembull Qaton e kam marrë në verë nga kategoria e dytë, apo Spahiu që nuk njihen shumë, por ato ndihmojnë jashtëzakonisht shumë skuadrën.

E para ishte të shpallemi nënkampionë në Superiore, pastaj finalja e Kupës. Sa i përket të ardhmes, nuk mund të flas tani, të mbarojmë këto objektiva e më pas presim.

Derbi? Nuk më interesonte shumë. Komplimente Tiranës që u shpall kampion, ndërsa sa i përket ndeshjes, në pjesën e parë luajti Partizani më mirë, ndërsa në të dytën Tirana. Tani i shohim pak më ftohtë, pavarësisht se jam i Partizanit, e shoh me sy tjetër, jo me syrin e tifozllëkut por të profesionistit.

Nuk ishte e thjeshtë sot se duhej të fitonim, pashë Kastriotin para ndeshjes dhe të goli që u gëzuan, që deshën të tregonin vlerat e tyre. Ne e dominuam, ishte pakujdesi te penalltia se duhej të shënonim më parë, por ishte pozitive që e përmbysëm, dominuam me lojë por edhe me rezultat.

E ardhmja nuk dihet, por ka shumë lojtarë të mirë si Qato, Spahiu e Ujka. Deliu ka kontribuar gjithë këto vite me Laçin dhe është normale që nëse ka oferta jashtë shtetit, duhet të bëjë hapin cilësor, edhe ne jemi të bindur. Por Deliu e Shehu kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë për skuadrën e Laçit.

Merkato? Unë nuk e kam problem. Kur mbaroi kampionati në sezonin e kaluar ku luftuam deri në fund për titull, na u larguan 7 futbollistë dhe arritëm në kohë rekord për dy javë të plotësojmë skuadrën që bëri atë paraqitje jashtëzakonisht pozitive. Ndaj baza e skuadrës është 2-3 lojtarë, janë të zëvendësueshëm, do të gjejmë lojtarë, por 1-2 me diferenca që mund të afrohen”, tha Duro.

Arena e Lajmit


“Nuk më interesonte derbi, edhe pse jam i Partizanit”, Duro lë hapur të ardhmen edhe si nënkampion: Presim finalen e Kupës e pastaj të shohim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook