Përfundon hetimi i rokerit të famshëm i akuzuar për sulme seksuale/ Çfarë vendimi u dha (FOTO+VIDEO)

Marilyn Manson ka qenë objektiv i një hetimi për sulme seksuale për më shumë se një vit, por me përfundimin e çështjes, detektivët nuk kanë gjetur prova të forta që ta “gozhdojnë rokerin” raporton TMZ-ja.


Policët janë afër dorëzimit të gjetjeve të tyre në Zyrën e Prokurorit të Qarkut të Los Angeles, e cila në fund do të marrë vendimin. Ndërsa për momentin rasti ka të ngjarë të mbesë pezull, por kjo mund të ndryshojë në momentin që shfaqen prova të reja.

Sapo TMZ-ja e bëri publike historinë, detektivët e Njësisë Speciale të Viktimave zbritën në shtëpinë e Manson në Los Angeles në nëntor, duke ekzekutuar një urdhër kërkimi dhe sekuestruan objekte regjistrimi duke përfshirë edhe disqe.

Marilyn Manson Through The Years

Para kësaj, policët po gërmonin akuzat për abuzim — duke përfshirë akuzat se ai mbylli gratë në një dhomë të papërshkueshme nga zëri në shtëpi për t’i ndëshkuar ato.

Siç raportojnë burimet, Evan Rachel Wood, me të cilën Manson kishte lidhje në vitin 2007, ka bërë shpeshherë akuza publike për abuzim ndaj rokerit.

Në një padi tronditëse të ngritur kundër Wood nga Manson, ai akuzoi ish-dashnoren e tij se kishte shkruar një letër të rreme nga FBI, duke pretenduar se ishte agjent dhe duke lënë të kuptohet se ishte nën hetim.

marilyn manson court doc

Manson pretendon se Wood dhe një mik i saj më pas ua shpërndanë letrën viktimave të tjera dhe medias për ta bërë të duket sikur ai ishte në telashe.
Në fillim të vitit 2021,në shtëpinë e Manson zbarkuan policë dhe një helikopter u përdor për ta kontrolluar atë pasi dikush kishte bërë një denoncim. Gjithë këto situate tregojnë që rokeri ka pasur shumë ndërveprime me forcat e rendit gjatë një viti e gjysmë të fundit.

Sa i përket akuzave, Manson ka vazhduar të mohojë gjithçka dhe burimet e lidhura me ekipin e tij ligjor thonë se ata kanë punuar me hetuesit gjatë gjithë hetimit.

Përfundon hetimi i rokerit të famshëm i akuzuar për sulme seksuale/ Çfarë vendimi u dha (FOTO+VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook