Tensionet mes tifozërive në Tiranë, gazetari: Policia të dalë e të japë informacion për qytetarët. Eksperti i sigurisë: Të shmangen grumbullimet në sheshet kryesore

Feeee Tile

Janë regjistruar incidentet e para të tifozërive në Tiranë, në vigjilje të finales së madhe mes Feyenoord dhe Romës.

Tifozëritë kanë pasur përplasje me policitë dhe deri më tani raportohet për dy efektivë të lënduar. Dinamika e këtyre zhvillimeve u diskutua në emisionin “Open”, ku të ftuar ishin gazetarë kronike dhe ekspertë të sigurisë.

Gazetari Julian Kasapi tha se Policia duhet të dalë me një njoftim zyrtar dhe të japin informacion për qytetarët. Ndërkohë, eksperti i sigurisë Karamuço bëri thirrje që të shmangen grumbullimet dhe sheshet kryesore ku mund të ketë tensione.

Kasapi: Jemi në një situatë të pa qëndrueshme të rendit dhe sigurisë publike. Policia e Shtetit mund të dalë dhe të thotë që të shmangen grumbullimet. Është bërë thirrje që Tirana do të jetë si dita pa makina. Të dalim dhe të japim një informacion për qytetarët. Në ndihmë të policisë kanë mbërritur forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Karamuço: Duhet të shmangen grumbullimet e mëdha, pranë personave që janë të pirë. Disa prej shesheve kryesore që do të ketë tensione duhen shmangur.

Arena e Lajmit

Tensionet mes tifozërive në Tiranë, gazetari: Policia të dalë e të japë informacion për qytetarët. Eksperti i sigurisë: Të shmangen grumbullimet në sheshet kryesore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook