EKSKLUZIVE/ Shqipëri, Kosovë dhe Turqi, zbulohen klubet që duan shërbimet e liderit të Skënderbeut

Shumë lojtarë të Skënderbeut janë në fund të kontratës dhe natyrisht sinjalet në drejtim të tyre nga klube të tjera nuk mund të mungojnë. I tillë është rasti i kapitenit Vangjel Zguro.

VANGJEL ZGURO

Mbrojtësi i majtë i Skënderbeut është në vorbullën e merkatos dhe pesë ekipe janë duke studiuar terrenin për të marrë shërbimet e tij.

Burime të sigurta tregojnë për gazetën se dy ekipe janë nga kampionati shqiptar, një prej të cilave Laçi, që po interesohet për të marrë shërbimet e kapitenit të Skënderbeut.

Por nuk është vetëm kjo pistë për Zguron.

Sirena turke dhe kosovare janë duke rënë për pogradecarin.

Mësohet se Ballkani i Ilir Dajës po sheh një mundësi për të marrë mbrojtësin, që nga ana e tij po vlerëson të gjitha pistat e mundshme.

Por ajo që josh më shumë mbrojtësin e Skënderbeut është pista turke.

Bëhet fjalë për një kontratë në Ligën e Parë të Turqisë e cila mund të jetë zgjedhja më e mirë për Zguron.

Tashmë do të jetë lojtari ai që do të vendosë kur gjërat të bëhen konkretë mes palëve. Zguro ka prerë një biletë për në SHBA në fillim të qershorit dhe deri atëherë duhet të vendosë.

– Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ Shqipëri, Kosovë dhe Turqi, zbulohen klubet që duan shërbimet e liderit të Skënderbeut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook