Sot, Kategoria Superiore do të ulë siparin e javës së 33-të me tre ndeshje interesante.
Në orën 16:45, në stadiumin e qytetit të Kamzës, do të luhet sfida Dinamo-Skënderbeu.
Një duel praktikisht që do të zhvillohet për statistikë pasi pothuajse të dyja skuadrat janë të zbritura për në Kategorinë e Parë.
Në po të njëjtën orë, në stadiumin “Niko Dovana”, do të zhvillohet dueli Teuta-Egnatia.
Një “finale” mbijetese ku të dyja skuadrat i ndan 6 pikë distancë.
Durrsakët të cilët aktualisht nuk mbajnë më “petkun” e Kampiones së Shqipërisë synojnë sukesin ndaj rrogozhinasve që dëshirojnë kthesën pas dy humbjeve radhazi, respektivisht kundër Kastriotit dhe Laçit.
Në orën 19:45, në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet përballja Vllaznia-Kukësi.
Një duel që premton spektakël, ku të dyja do të synojnë tre pikëshin për zonën Europiane.
NDESHJET E DITËS SË SOTME –
RENDITJA –
GOLASHËNUESIT –
– Arena e Lajmit