Konfirmojnë lidhjen/ 20-vjeçarja dedikim romantik për futbollistin shqiptar

Edhe pse vetëm 26 vjeç, Myrto Uzuni po jeton një histori dashurie të konsoliduar. Vetëm 1 muaj më parë zbuluam se Uarda është partnerja e futbollistit shqiptar.

Do të duhej pikërisht ditëlindja e sportistit, që 20-vjeçarja të uronte publikisht partnerin, duke na lënë të kuptojmë se kjo marrëdhënie është në hapat e duhura. Nëpërmjet fjalëve të ëmbla ajo ka publikuar një foto të të dyve, ku shfaqen përqafuar.  “Gëzuar ditëlindjen drita ime. Të dua pafund shumë”, ka shkruar Uarda, përkrah fotos me Uzunin.

Lidhja e dy të rinjve ka nisur muaj më parë. Uarda është parë herë pas here, teksa poston foto nga Spanja, vend ky Uzuni luan. Ndonëse nuk kishin publikuar një foto së bashku, menjëherë u kuptua që bukuroshja ishte ajo që i kishte fituar zemrën futbollistit shqiptar. Është pikërisht 26-vjeçari ai që e mbulon me dhurata luksoze dhe romantike të dashurën e tij.

Një ndër dhuratat më të spikatura prej tij janë pikërisht një tufë e madhe me trëndafila dhe një dedikim që më së miri i shkon futbollistit tonë. “Je aq e bukur sa 1 gol në minutën e 94”, shkruan pusulla që Uarda ka publikuar në rrjetet sociale.

Konfirmojnë lidhjen/ 20-vjeçarja dedikim romantik për futbollistin shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook