Po përballet me akuzat për abuzim seksual me tre burra, aktori Kevin Spacey flet për herë të parë: Do ta provoj pafajësinë time

Aktori Kevin Spacey po përballet me akuzat se ka abuzuar seksualisht me tre burra në Mbretërinë e Bashkuar.

Aktori tha për mediat amerikane se do të udhëtojë vullnetarisht në Mbretërinë e Bashkuar për t’u përballur me akuzat për sulm seksual.

Në një deklaratë të dhënë për Good Morning America, Spacey tha se ishte i bindur se mund të provonte pafajësinë e tij në lidhje me pesë akuza për sulmet e supozuara kundër tre burrave në Angli midis viteve 2005 dhe 2013. Nëse Spacey, i cili ndodhet në SHBA, nuk do të kishte vendosur të udhëtonte vullnetarisht në MB, do të duhej të fillonin procedurat formale të ekstradimeve për të siguruar kthimin e tij.

Në deklaratë, aktori tha: “E vlerësoj shumë deklaratën e Prokurorisë, në të cilën u kujtuan me kujdes mediave dhe publikut se kam të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe jam i pafajshëm derisa të provohet e kundërta. Ndërsa jam i zhgënjyer me vendimin e tyre për të ecur përpara, do të paraqitem vullnetarisht në Britaninë e Madhe sa më shpejt që të jetë e mundur dhe do të mbrohem kundër këtyre akuzave, të cilat jam i bindur se do të provojnë pafajësinë time.”

Spacey nuk mund të akuzohet zyrtarisht nëse nuk kthehet në MB dhe ndjekja e një ekstradimi zyrtar mund të zgjasë disa muaj.

Akuzat, të autorizuara nga Shërbimi i Prokurorisë javën e kaluar, kanë të bëjnë me disa situata të ndodhura në Londër dhe Gloucestershire, që përfshijnë sulm seksual dhe një për “detyrim personi për t’u përfshirë në aktivitet seksual pa dëshirën e tij”.

Incidentet e supozuara ndodhën në Londër midis marsit të vitit 2005 dhe gushtit 2008, dhe një tjetër në Anglinë perëndimore në prill 2013. Ndërsa viktimat e supozuara janë të gjithë tani në të 30-at dhe 40-at e tyre. Akuzat në Mbretërinë e Bashkuar rrjedhin nga një hetim provash i mbledhur nga policia Metropolitane.

Po përballet me akuzat për abuzim seksual me tre burra, aktori Kevin Spacey flet për herë të parë: Do ta provoj pafajësinë time

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook