“Proces i pastër politik, do zgjatet kriza”, Bylykbashi kritika për procedurat për Presidentin e ri: Maxhoranca po përpiqet ta shndërrojë në matematike të thatë numrash

Bylykbashi

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi nga Komisioni i Ligjeve, diskutoi për presidentin e ri të Republikës. Gjatë fjalës së tij theksoi se maxhoranca sot ka 90% të pushtetit publik, ndërsa pohoi se në 2016-ën kreut të shtetit i janë hequr të drejta kushtetuese, duke e kufizuar rolin e tij. Mes të tjerash Bylykbashi tha se ky proces duhet të jetë kushtetutës dhe parlamentar, por shihet se është dhe një proces politik.

Sipas tij, duhet të shkohet drejt konsensusit mes palëve, për një president që përfaqëson popullin, në mënyrë të tillë që mos të zgjatet kriza politike në vend.

“Presidenti i Republikës, pavarësisht se në 2016 u zhvesh nga tagra të rëndësishme kushtetuese, duke u zhveshur nga roli i tij i balancave, nga kompetentet e tij për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, u bë edhe më i dobët. Rolin e madh e ka si kreu i shtetit dhe duhet të shërbejë si mekanizëm, si proces që ta përdorim në kuadër të rikthimit të balancave në vend. Sot maxhoranca ka rreth 90% të pushteti publik. Procesi duhet t’i shërbejë qëllimit. A ka mundësi kolegë? Procesi duhet t’i shërbejë qëllimit. Vetëm presidenti, me tagrat që ka do bëjë rol të kufizuar. Procesi në Parlament, do të ndihmojë ose do të përkeqësojë krizën politike, institucionale që po kalon ky vend. Për rrjedhojë, është proces i pastër politik. Duhet të reflektojë vullnete politike që vijnë nga vota, që duke gjetur konsensusin ne, duhet të jetë si në 2002. Nëse ju si maxhoranca do përpiqni ta ndërtoni si matematike e thatë numrash për të arritur te 84 apo 71 numra, do jetë keq. Do zgjatet më tej kriza politike.”, tha Bylykbashi.

“Proces i pastër politik, do zgjatet kriza”, Bylykbashi kritika për procedurat për Presidentin e ri: Maxhoranca po përpiqet ta shndërrojë në matematike të thatë numrash

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook