Fitorja e Milanit dhe mënyra se si u arrit nuk mund të kalonte pa u vënë re nga Arrigo Saki. Gjithmonë kërkues i estetikës, ishtrajneri pas suksesit në Veronë deklaroi:
“Milani është një ekip që përpiqet të fitojë përmes lojës dhe që ka një strategji: kur është kolektiv, dëshmon se është në një nivel të mirë. Interi po ashtu.
Ekipi i Inzagit duhet të insistojë më shumë në presing, duhet të mësojë të dominojë fushën dhe rrjedhimisht kundërshtarin.
Te Milani shoh shenja pozitive: ekziston ideja e dëshirës për të qenë zot i lojës, që është mënyra më e mirë për të arritur objektivin. Pioli po u jep leksion të gjithëve”.
Arena e Lajmit