Peskara ka barazuar 3-3 ditën e djeshme ndaj Feralpisalos në “Play-Off”-in e Serisë C.
Mesfushori shqiptar, Ledian Memushaj është rikthyer të lërë sërish gjurmë në Itali, ku ka shënuar gol me fanellën e Peskarës në minutën e 5′ pas një goditje nga këndi me kokë ku vlonjati është harruar totalisht nga mbrojtja kundërshtare.
Një gol me peshë për shqiptarin, i cili ka realizuar dhe golin numër 29 në 237 prezenca me fanellën e skuadrës së tij.
Ky ishte goli i tretë sezonal për Memushajn në 29 ndeshje nga ku i mungonte prej gati 8 muajsh që nga 19 shtatori i vitit 2021 ndaj Montevarkit në transfertë.
– Arena e Lajmit