Ançeloti përdor Liverpulin për të justifikuar humbjen në derbi: Nuk dua probleme në finale

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, i ka nisur që nga derbi me Atletikon përgatitjet për finalen e Ligës së Kampioneve. Shumë titullarë janë lënë pushim, ose janë aktivizuar pak.

ANCELOTI 1

Edhe vetë italiani duke folur pas ndeshjes ka deklaruar se në derbi objektivi numër një ka qenë shmangia e problemeve me dëmtimet.

“Nga këtu e deri në fund të sezonit duhet të tregohemi të kujdesshëm. Nga derbi nuk doja të dilja me probleme dhe për fat gjithçka shkoi mirë, përveç rezultatit. Këto ndeshje që na mbeten do t’i shfrytëzojmë në maksimum për finalen e Ligës së Kampioneve.

Për fat këto kohë do të na shërbejnë për të rikuperuar forca dhe lojtarë që kanë pasur probleme me dëmtimet.”, u shpreh Ançeloti

Arena e Lajmit


Ançeloti përdor Liverpulin për të justifikuar humbjen në derbi: Nuk dua probleme në finale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook