Incidentet me gazetarët janë të shpeshtë. E më shumë kur bëhet fjalë për gazetare femra, të cilat shpeshherë vihen në situata të sikletshme.
Së fundmi një ngjarje e tillë i ka ndodhur Amy Christophers, e cila është gazetare sportive e “The Mirror Football”. Amy ndodhej duke mbuluar post garën e kalërimit në Britaninë e Madhe.
Ndërkohë që intervistonte disa persona rreth përshtypjeve që iu la gara, njëri nga ato e ka goditur nga të pasmet. Në atë moment gazetarja nuk ka reaguar, por është ndjerë shumë e turpëruar. Më pas ajo u shpreh e indinjuar pasi nuk pret që gjatë punës së saj gjëra të tilla t’i ndodhin.
“U ndjeva e turpëruar. Pasi u ndalën kamerat, u ktheva dhe e pyeta: “A mendon vërtet se ishte e veprim i duhur?” Nuk pres të shkoj në punë dhe të më godasë një i huaj në të pasmet”, – tregoi më tej Christophers.