Gëlltiti pakon me kokainë në momentin e arrestimit/ Policia italiane vë në pranga të riun shqiptar

Screenshot 32

Agjentët e Policisë së Shtetit të Komisariatit të Spoletos në Itali, gjatë shërbimeve të kontrollit të territorit, kanë arrestuar një të ri me shtetësi shqiptare.

nga policia, në tentativë për t’iu shmangur kontrollit, ka gëlltitur një zarfi që përmban lëndën narkotike.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, më 24 maj, kur gjatë patrullimeve në Pontebari, zonë e frekuentuar zakonisht nga trafikantë dhe shpërndarës droge, policët kanë vënë re të riun, të identifikuar më pas si shtetas shqiptar, i cili në tentativë për t’i shpëtuar kontrollit dhe për të fshehur gjurmët e pakos së cilës kishte me vete, ai e ka gëlltitur.

Pas identifikimit të tij, operatorët mësuan se djali ishte i njëjti shtetas shqiptar, i cili pak ditë më parë ishte arrestuar nga forcat e policisë, në të njëjtin vend ku iu gjetën 11 pako me kokainë gati për shitje.

Në përfundim të procesit gjyqësor ai u dënua me 8 muaj burgim dhe 2000 euro gjobë me pezullim të kushtëzuar të dënimit, pasi ka pranuar fajësinë.

Duke qenë se në momentin e ndalimit, i riu ka gëlltitur pakon e cila dyshohet se ishte me drogë të tipit kokainë, i arrestuari është dërguar në spitalin lokal ku i është nënshtruar kontrolleve ndërsa më pas është vendosur terapisë me ilaçe.

Gëlltiti pakon me kokainë në momentin e arrestimit/ Policia italiane vë në pranga të riun shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook