Javë “e kopsitur” mes llogarive e çudirave në tetë ndeshje, ja verdiktet finale të Kategorisë së Parë

Java e fundit e Kategorisë së Parë ishte “e… kopsitur”. Gjithçka shkoi sipas parashikimeve, por nuk munguan as çudirat në 8 ndeshjet e zhvilluara të shtunën.

kategoria-e-pare-1

Le t’i marrim me radhë. Në Ballsh festoi gjithkush. Bylisi ngriti kupën edhe në humbje, ndërsa Qardaku bëri golat që i jepnin “Këpucën e Artë”. Keq nuk doli as Besa, që mori pikët që i duheshin dhe shpëtoi një herë e mirë. Burreli shkoi i dorëzuar në Korçë, ndonëse kishte shanse për zonën e ngjitjes. Atje e priste Maliqi që kishte gati një muaj i rënë, por u mund me 3 gola.

Me këtë rezultat të matjanëve, përfitoi Tomori. Ata ishin më të qetë për vendin e 6-të dhe si përfundim barazuan me Pogradecin, që nuk mund ta shmangte dot “play out”- in me kavajasit që fituan ndaj kryesuesve. Butrinti mbajti fjalën dhe mori hak ndaj Turbinës, duke e mundur me një supergol dhe për pasojë cërrikasit do të diskutojnë mbijetesën në shtesë.

Tërbuni mundi Korabin, rezultat që u leverdiste të dyjave. Pse do thoni? Nëse do të fitonin dibranët, pukjanët mund të zbrisnin të 6-ët në tabelë dhe përballjen e parë në finalen e “play off”-it do ta luanin me njëra-tjetrën. Por kjo u shmang.

Besëlidhja humbi në Shijak, megjithatë për asnjë moment nuk pati stres për mbijetesën. Erzeni e mbylli rrugëtimin në këtë ligë në festë.

I vetmi ekip që u argëtua ishte Apolonia e vendit të 4-t. Përballë Vorës së rënë, shënuan 6 herë me autorë të ndryshëm.

Arena e Lajmit


Javë “e kopsitur” mes llogarive e çudirave në tetë ndeshje, ja verdiktet finale të Kategorisë së Parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook