Princi Harry dhe Meghan Markle u paraqitqn në paradën e Trooping the Color 2022 të enjten, si pjesë e kremtimit katër-ditor të Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth II në Londër.
Akatorja e serialit “Suits”, 40 vjeç, dukej e mahnitëshme e veshur me një fustan i cili i ekspozonte bustin e saj dhe me një kapele të madhe.
Dyshja më vonë u panë duke biseduar me anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, duke përfshirë kushëririn e mbretëreshës, Princin Eduard, Dukën e Kentit.
Markle u pa gjithashtu duke bërë shaka me disa nga anëtarët më të vegjël të familjes. Ajo u fotografua duke qeshur me stërmbesat e Mbretëreshës Savannah Phillips, Isla Phillips, Mia Tindall, dhe Lena Tindal.
Ndërkohë, mbretëresha, 96 vjeç, dhe anëtarët e familjes mbretërore, duke përfshirë Princin Charles, Princin Ëilliam dhe Kate Middleton , u përshëndetën me publikun dhe panë fluturimet ‘Trooping the Color’ nga ballkoni i pallatit.
Markle dhe Harry nuk ishin të ftuar, pasi nuk janë më familjarë të familjes mbretërore.
“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, Mbretëresha ka vendosur që shfaqja tradicionale e sivjetshme e ballkonit Trooping the Color të enjten, 2 qershor, do të kufizohet në Madhërinë e Saj dhe ata anëtarë të familjes mbretërore që aktualisht po kryejnë detyra publike zyrtare në emër të Mbretëreshës. “– tha më parë Buckingham Palace në një deklaratë.
Trooping the Color është festimi zyrtar i ditëlindjes së Mbretëreshës që përfshin një paradë me më shumë se 1000 ushtarë, 200 kuaj dhe 400 muzikantë çdo vit.
Krijuar nën sundimin e mbretit Charles II në 1748, ditëlindja e sovranes britanike është nderuar çdo vit në qershor për më shumë se 260 vjet.
Dhe nuk është festimi i vetëm i ditëlindjes për mbretëreshën, e cila gjithashtu njeh ditën kur lindi në të vërtetë, 21 Prill.
Page Six raportoi në maj se Harry, Markle dhe fëmijët e tyre, Archie, 3, dhe Lilibet, 11 muajshe, pritej të merrnin pjesë në festën e Jubileut Platinum të Mbretëreshës , duke shënuar vetëm herën e dytë që dyshja u kthyen për të parë gjyshen e Dukës së Sussex që nga ajo kohë. Duke dhënë dorëheqjen nga detyrat e tyre mbretërore dhe duke u zhvendosur në Kaliforni në fillim të vitit 2020.
Dyshja pritet gjithashtu të festojë ditëlindjen e parë të vajzës së tyre Lilibet të shtunën me Mbretëreshën. Vizita do të shënojë herën e parë që sovranja ka mundur të takojë stërmbesën e saj, e cila mban emrin e saj .
Sussex-ët e vizituan për herë të fundit Mbretëreshën në prill, duke bërë një ndalesë sekrete në MB ndërsa ishin rrugës për në Holandë për Lojërat Invictus, që ishte hera e tyre e parë që ktheheshin në atdheun e Harrit së bashku që nga Megxit.
Ndërsa ishin në qytet në atë kohë, ata u ribashkuan edhe me babanë e Harrit, Charles, 73 vjeç dhe gruan e tij, Camilla Parker Boëles, megjithëse nuk u bashkuan me Ëilliam, 39, ose Middleton, 40, mes marrëdhënieve të tensionuara të Harrit me Dukën e Kembrixh .
Harry, i cili ka folur kundër qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për mungesën e sigurimit të mjaftueshëm për familjen e tij, u kthye gjithashtu në shtëpi pa Markle për të marrë pjesë në një përkujtimor për nënën e tij të ndjerë, Princeshën Diana, në korrik 2021 dhe funeralin e gjyshit të tij Princit Philip atë prill.