Shërbimi “FakeHunter” i PAP fiton çmimin ITU

5hq9grpzcflk8j7x8ffry 630x420

Shërbimi i verifikimit të lajmeve të PAP, “FakeHunter”, ka fituar një çmim nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU), në Gjenevë, sipas THEfirstNEWS.

Projekti i Agjencisë Polake të Shtypit u vlerësua si një nga pesë më të mirët në botë në kategorinë e Medias dhe iu dha titulli i “Projektit Kampion 2022” në konkursin e organizuar nga Samiti Botëror për Shoqërinë e Informacionit (WSIS).

Drejtori i Përgjithshëm i PAP, Wojciech Surmacz tha sot në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, në Gjenevë se ishte shumë i kënaqur me çmimin.

“Gjatë muajve të fundit, ne kemi punuar shumë për të përshtatur shërbimin tonë ndaj sfidës së paraqitur nga agresioni rus kundër Ukrainës dhe gjithashtu, nga lufta që po zhvillohet në fushën e informacionit”, tha ai.

Shërbimi “FakeHunter” i Agjencisë polake të Shtypit u lançua në partneritet me “Programin GovTech” të qeverisë, në javët e para të pandemisë së koronavirusit në vitin 2020.

Ky shërbim ishte një përgjigje ndaj dezinformatave rreth virusit në faqet e internetit dhe veçanërisht në median sociale.

Më vonë ai u diversifikua për të mbuluar financat, telekomin, vaksinimet, politikën ndërkombëtare dhe sektorin e energjisë.

Raportet e verifikimit të fakteve sigurohen nga gazetarët e PAP duke përdorur burime të verifikuara, opinione të ekspertëve dhe të dhëna nga institucionet përgjegjëse për sektorët e mbuluar.

Shërbimi “FakeHunter” i PAP fiton çmimin ITU

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook