Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së 11-vjeçarit në fshatin Gjegjan të Pukës. Sipas efektivëve, i mitur është plagosur me armë nga një 17-vjeçar, i cili është larguar nga vendngjarja, dhe po punohet për kapjen e tij.
“Rreth orës 16:20, në fshatin “Dom Gjegjan”, Pukë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, një i mitur 11 vjeç, i cili po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë.
Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi R. C. 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij”, bën me dije policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.