Bajerni është prej kohësh në kërkim të lojtarëve për të përforcuar skuadrën dhe duket se drejtuesit e klubit po përgatisin një surprizë të madhe për tifozët. Në orët e fundit ka dalë në skenë emri i Sadio Mane si një alternativë për sulmin e bavarezëve.
Lajmi i bujshëm është bërë i ditur nga “ Sky Sport Germany”, i cili ka konfirmuar nga burime pranë klubit se drejtori sportiv i Bajernit, Hasan Salihamidziç ka takuar agjentin e futbollistit për të biseduar lidhur me një transferim të mundshëm në Gjermani.
Detajet e kontratës që bavarezët i kanë ofruar mbeten ende për t’u zbuluar, por nëse ky transferim realizohet do të jetë një nga më të bujshmit e merkatos.
Arena e Lajmit