Dua Lipa vijon të mahnisë fansat me daljet e saj publike.
Teksa po zhvillon turneun “Future Nostalgia”, këngëtarja u shfaq duke shijuar një darkë në Spanjë. Këngëtarja, 26 vjeçare, u shfaq me një korse të bardhë t dekoruar me printime lulesh të kombinuar me një palë doreza.
Veshja nxori në pah mesin e saj të tonifikuar dhe një pamje të dekoltesë së saj në pjesën e sipërme. Sa i përket grimit, edhe pse me make-up të lehtë, Dua Lipa dukej mjaft mirë dhe tërheqëse.
Pamjet e mëtejshme e tregojnë këngëtaren në tavolinë duke shijuar disa darkën me shokët.
Kjo vjen pasi Dua shijoi një drekë me një shok mashkull teksa bëri një pushim nga provat e turneut të saj Future Nostalgia pasi dëmtoi gjurin aj kur u rrëzua në skenë.
Këngëtarja kishte veshur bikini dy ngjyrash portokalli dhe blu teksa pinte një gotë verë të bardhë gjatë drekës përpara një turneu tjetër. Dua performoi në Barcelonë të mërkurën mbrëma dhe po shijon një ditë pushimi para se të dalë në skenën në Madrid të premten në mbrëmje.