Skënder Gega nuk e ka përmbajtur dot veten sot pas përfundimit të ndeshjes ë ndeshjes mes Skënderbeut edhe Dinamos. Trajneri i korçarëve ka akuzuar gjyqtarin Enea Jorgji për gjykimin në në këtë sfidë dhe takimet e mëparshme të ekipit të tij ndërsa gjatë intervistës për “SuperSport” ndodhi një incident i vogël mes të dyve.
Gega po komentonte një penallti që nuk u dha në favor të ekipit të tij gjatë kësaj sfide. “Tregojani Enea Jorgjit”, iu drejtua ai gazetarit të “SuperSport” ndërsa po e pyetnin për këtë rast. Në atë moment, pikërisht aty pranë kaloi gjyqtari Jorgji, i cili tha diçka në adresë të trajnerit.
“Ti je një ordiner dhe kaq”, ishin fjalët e Gegës drejtuar gjyqtarit ndërkombëtar i cili po largohej në ato çaste nga stadiumi i Kamzës ku ishte luajtur ndeshja mes Dinamos dhe Skënderbeut.
Arena e Lajmit