Arbenita Ismajli, bashkëshortja e reperit Fero, është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ku merr shumë komente për pozat e saj provokuese dhe format trupore.
Modelja u bë për herë të parë nënë prillin e kaluar, por megjithatë ajo i ka ruajtur në mënyrë të përsosur format trupore dhe duket mjaft bukur. Por përveç pozave provokuese, modelja ndan shpesh me ndjekësit edhe video krah partneri të saj.
Së fundmi në llogarinë e saj në TikTok, modelja ka publikuar një video për të qeshur, ku ajo dhe bashëshorti i saj Fero imitojnë një zë në sfond.
“Unë budalla që martohem me ty, duke qenë me u martu me një dreq”- thotë Arbenita, ndërsa duke qeshur Fero shton: “Të kishte arrestuar policia se s’bën të martohen kushërinjtë bashkë”
@arbenitaism♬ original sound – Arbenita ismajli
Arbenita Ismajli u bë nënë për herë të parë në muajin prill të viti të kaluar dhe bashkë me partnerin e saj, Feron, e quajtën vajzën e tyre Nina.
Ditët e fundit, reperi ka ndarë me ndjekësit humbjen e mikut të tij Gazmend Hyseni i njohur si “Strella.” Dyshohet se 30-vjeçari është vrarë nga vëllai i reperit Buta, Qëndrim Januzi.
Menjëherës pas lajmit Fero reagoi përmes një postimi në Instastory duke treguar se ka qenë mik me viktimën. Një foto ku shihet krahë tij, reperi shkroi: “Allahu n’Xhenet vlla”.
Duket se miqësia e 30-vjeçarit me Feron ka qenë e ngushtë, pasi ky i fundit ka vendosur t’i kushtojë një tatuazh në trupin e tij Gazmend Hysenit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi, i cili postoi në rrjetet sociale një foto të tatuazhit të fundit që ka realizuar në kujtim të të ndjerit. “King Strella”, ka shkruar Fero në gjoksin e tij.