Bella Throne dhe Benjamin Mascolo janë ndarë përfundimisht nga njëri-tjetri.
Çifti i kanë dhënë fund romancës së tyre pas tre vitesh me njëri-tjetrin. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë këngëtari italian me anë të një shkrimi të gjatë në rrjetin e tij social instagram.
Në një letër të gjatë dedikuar aktores ai e falënderon atë për gjithçka kanë kaluar me njëri-tjetrin. Duke i premtuar se përsëri do të jetë pranë saj, ai e mbyll shkrimin e tij me një “Të dua”.
“Pak më shumë se tre vitë më parë, u takova me personin më të mrekullueshëm. Atë ditë jeta ime ndryshoi përgjithmonë dhe unë të jam mirënjohës për çdo moment që kemi ndarë bashkë. Ishtë e shkruar të ndodhte dhe ishte e bukur. I uroj më të mirat këtij personi dhe do të jem aty për të gjithmonë. Të dua,”- është një pjesë nga letra e gjatë e Benjaminit drejtuar Bella-s.
View this post on Instagram
Shkaku i ndarjes së tyre mësohet të njëtë angazhimet e shumta të secilit dhe koha jo e mjaftueshme për të qëndruar me njëri-tjetrin. Teksa burime për “Entertainment Tonight” tregojnë që ndarja etyre ishte tepër miqësore. Kjo vërtetohet edhe nga letra e ndjerë e këngëtarit.
Ju kujtojmë që dyshja e të famshmëve filloi lidhjen në prill të 2019-ës, pasi u takuan në liqenin e Komos në Itali. Bella më parë ka folur për romancën e tyre, duke pranuar se ishte “me fat” që kishte Benjamin në jetën e saj.
Aktorja e cila luajti Margaux Darling në serialin “Dirty Sexy Money” e përshkroi asokohe këngëtarin si “shembullin perfekt” dhe gjithashtu tha se ishte “e bekuar” që ishte me të. Bella dhe Benjamin u fejuan gjatë xhirimeve të dramës së tyre romantike ‘Time Is Up’.