Zbardhen detaje të reja nga riatdhesimi i 13 shqiptarëve nga kampi famëkeq i ISIS. Gazetari Igli Çelmeta raporton për “BalkanWeb” se operacioni për riatdhesimin e shqiptarëve ka nisur para disa ditësh dhe është mbajtur sekret.
Siç mëson gazetari Çelmeta, shqiptarët e riatdhesuar janë nga kampi “Roi”. Burime bëjnë me dije për gazetarin e “BalkanWeb” se mes të riatdhesuarve dyshohet se është edhe gruaja e dytë e Genc Ballës, Almira Kastrati, dhe dy fëmijët e saj.
Kujtojmë se Genc Balla është i dënuar për rekrutim të besimtarëve për qëllime terroriste dhe ndodhet në regjimin “41 bis”, në Burgun e Peqinit.
Arena e Lajmit