Mehdi Çoba ishte heroi i Vllaznisë, në duelin ndaj Kukësit. Sulmuesi shkodran u fut nga stoli dhe shënoi golin e fitores në minutën e 95-së. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, pas sfidës, 22-vjeçari u shpreh:
“Rëndësia e golit dihet. Jam i kënaqur që ndihmova ekipin dhe shpresoj të vazhdojmë me fitore të tjera. Ai gjithmonë ka besim tek unë, pavarësisht se janë mundësitë e vogla. Unë besova te goli, e prita golin dhe shyqyr erdhi.
Çdo gol na gëzon, ky gol është shpresë për ne, shpresoj të arrijmë objektivin. Unë stërvitem çdo ditë, e pres rastin për të luajtur titullar, besoj jam gati që të luaj edhe titullar.
Janë zgjedhjet e trajnerit, unë nuk mund të flas. Gjithmonë kur të më jepet rasti kam për të dhënë më të mirën time”, u shpreh Çoba.
Arena e Lajmit