Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Endri Çekiçi, i cili realizoi golin e 6-të në Super Ligën turke me Koniasporin në sfidën përballë Antaliasporit.
Ky gol ishte një kryevepër e shënuar nga mesfushori 25-vjeçar, i cili nga goditja e dënimit e dërgoi topin në cepin e portës, me portierin Bofin që nuk kishte asnjë mundësi tjetër veçse të ndiqte topin me sy.
Ky ishte goli i dytë për Koniasporin në këtë sfidë, që u barazua pas katër minutash nga kundërshtarët.
Arena e Lajmit