VIDEO/ Supergola dhe shumë klas! Talenti Pengu bën me “krahë” Pogradecin

U rikthye në merkaton e janarit, Arbri Pengu, është padyshim një nga futbollistët më të spikatur të Pogradecit, që ka dhënë një kontribut të çmuar, për skuadrën e qytetit të tij të lindjes, e cila përjetoi një sezon tepër të vështirë. Vetëm 18-vjeç, sulmuesi ka arritur të bëjë diferencën në Kategorinë e Parë, duke shënuar 4 gola, në gjysmën e dytë të sezonit.

Pengu

Pengu iu bashkua Pogradecit, pas një aventurë në futbollin portugez, teksa golat e talentit 18-vjeçar, i kanë siguruar një numër të konsiderueshme pikësh liqenorëve.

Pengu6

Sulmuesi 18-vjeçar ishte protagonist edhe në barazimin 1-1 ndaj Tomorit në transfertë, ku realizoi një supergol nga distanca, duke shtangur portierin e skuadrës beratase.

 

Kjo nuk ishte hera e parë që talenti pogradecar realizon kështu golash. Me këto paraqitje fantastike, e ardhmja e Pengut, pritet të jetë e ndritur, pse jo duke u promovuar në elitën e futbollit shqiptar. Vlen të theksohet fakti se Arbri është pjesë edhe e Kombëtareve të moshave.

Arena e Lajmit


VIDEO/ Supergola dhe shumë klas! Talenti Pengu bën me “krahë” Pogradecin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook