Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një objekt në fshatin Burimas të Bashkisë Maliq.
Gazetarja Lorena Kodra sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa thekson se bëhet fjalë për një magazinë, e cila mbante brenda ambalazhe(kuti kartoni) për mbajtjen e frutave, mollëve.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për dëme në njerëz.
Zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur eliminimin e rrezikut për përfshirjen nga flakët edhe të banesës, e cila ishte ngjitur me magazinën.
Arena e Lajmit