“A jam vetëm unë që shoh që vija e VAR nuk është OK?”, Longo hedh dyshime për golin e Çobës: E papranueshme çfarë ndodhi në muajin e fundit

Trajneri i Kukësit, Diego Longo, ka folur pas ndeshjes që skuadra e tij humbi 2-1 ndaj Vllaznisë duke vënë në dyshim golin e shënuar nga Çoba. Në “SuperSport” ai insistoi se vija e VAR ishte vendosur në mënyrë të gabuar në gjykimin e aksionit.

asdasdas

“Jam padyshim shumë i mërzitur. A është e mundur të shoh pak vijën e VAR-it te goli i dytë? Nuk dua të gjykoj por kjo vijë është normale për ju? E di që është e VAR-it por po pyes sa është normale, unë kam fëmijë 7-vjeçarë që e bëjnë në këtë mënyrë, por në VAR pres që të jenë të drejtë. A e shohim të gjithë apo jam vetëm unë që e shoh që nuk është OK vija? Nuk them për TV, e di shumë mirë që është vija e VAR. Por si të gjithë njerëzit edhe unë kam sy për të parë këtë vijë të VAR-it…

Pozicioni i Tabakut nuk ishte i duhuri, që ka ardhur nga ekip i U21. Ai është i ri dhe nuk kishte pozicionim të mirë te goli i parë. Nuk ishte as vendosje e mirë e mbrojtësit të djathtë te goli i parë.

bandicam 2022-05-09 22-02-50-231

Na komplikon shumë, kjo humbje se janë 3 ndeshje. Kjo, si humbja ndaj Kastriotit. Ndjej keqardhje, më vjen keq, por çfarëdo që ndodh këtu nuk është e drejtë. Nuk kam asgjë me median, por nëse analizon situatën në mënyrë të drejtë, ato që ndodhën në muajin e fundit, nuk mund të pranohet. Por i marr përgjegjësitë, kemi të rinj, jemi të mërzitur, padyshim.

Nuk është puna ime të vlerësoj situatën, puna ime është të analizoj skuadrën. Të bëj më të mirën, është puna e gazetarëve të vlerësojnë situatën. Mund të bëni çfarë si të doni”, tha Longo.

Arena e Lajmit


“A jam vetëm unë që shoh që vija e VAR nuk është OK?”, Longo hedh dyshime për golin e Çobës: E papranueshme çfarë ndodhi në muajin e fundit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook