Ines Memisharaj është një nga violinistet më të njohura në Shqipëri.
Artistja prononcohet rrallë herë në intervista. Së fundmi ishte e ftuar në “Jeto me Orën” ku ka treguar shumë detaje nga jeta e saj.
Ndër to ajo tregoi se edhe pse e angazhuar me punë, nuk përton të bëjë dhe punë shtëpie. Ines nuk hezitoi t’i bëjë thirrje edhe vajzave të reja të bëjnë punë shtëpie.
“Një porosi për gocat e reja. Goca pastroni, punoni, gatuani në shtëpi se do jeni të bukura si ne”,- tha ajo.
“I shoh gocat e reja janë me thonjë të gjatë dhe vetëm rrinë. Është një gjë që do ti japi kënaqësi dhe vetë”,-shtoi violinistja.
Ines bien në sy edhe për fizikun e saj të rregullt, dhe mendimi i parë që të vjen në mendje është që merret me palestër. Mirëpo artistja tregoi se kjo nuk është e vërtetë. Ajo nuk bën palestër, punët e shtëpisë e ndihmojnë të qëndrojë ne formë.