Bie Skënderbeu, Laçi nënkampion i Superiores/ Teuta ëndërron Europën, ja renditja pas përfundimit të javës së 33-të  

Java e 33-të e “Abissnet Superiore” uli siparin me supersfidën e zhvilluar në Shkodër mes Vllaznisë dhe Kukësit që përfundoi me fitoren dramatike të kuqebluve me rezultatin 2-1.

KATEGORIA-SUPERIORE logo

Kjo javë prodhoi disa verdikte të rëndësishme. Laçi i Shpëtim Duros, me fitoren 4-1 ndaj Kastriotit ditën e diel, siguroi matematikisht vendin e dytë, ku për herë të parë në histori është nënkampione e Superiores.

Një tjetër verdikt i vulosur këtë javë, ishte dhe rënia matematikisht e Skënderbeut. Skuadra korçare do të zbresë në Kategorinë e Parë, pas plot 13-vitesh. Bardhekuqtë e drejtuar nga Gega, nuk arritën të mbanin gjallë shpresën, pas barazimit ndaj Dinamos në transfertë.

Ndërkohë duket se është zgjuar ëndrra Europiane edhe për Teutën, që pas fitores ndaj Egnatias, tashmë e shikojnë veten vetëm 6 pikë larg vendit të tretë.

Për sa i përket mbijetesës, diferenca mes Dinamos dhe Egnatias është 9 pikë, kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje. Bluve do t’iu nevojitet një çmenduri për të shmangur rënien direkte. Skuadra e Vanolit duhet t’i fitojë të 3-ja ndeshjet e mbetura, teksa Egnatia duhet t’i humbasë të treja. Madje në përballjen e fundit me njëra-tjetrën, Dinamo duhet të fitojë në Rrogozhinë me 3 ose më shumë gola diferencë.

REZULTATET:

E Shtunë:

PARTIZANI 1-2 TIRANA

E Dielë:

LAÇI 4-1 KASTRIOTI

E Hënë:

DINAMO 1-1  SKËNDERBEU

TEUTA 3-1 EGNATIA

VLLAZNIA 2-1 KUKËSI

RENDITJA SUPERIORE

Arena e Lajmit


Bie Skënderbeu, Laçi nënkampion i Superiores/ Teuta ëndërron Europën, ja renditja pas përfundimit të javës së 33-të  

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook