Aktualisht është e angazhuar me turin e saj botëror “Future Nostalgia”.
Mirëpo përpara shfaqjeve të saj Dua Lipa merr kohë për vete dhe shijon disa pushime në vendet ku ndodhet për të performuar. Së fundmi këngëtarja me origjinë shqiptare është fotografuar duke shijuar rrezet e diellit në shtetin fqinj Itali.
26 vjeçarja u pa nën soqërinë e disa miqve të saj, të cilët po mundoheshin të kalonin sa më mirë duke qeshur me njëri-tjetrin.Dua dukej e mrekullueshme teksa kishte veshur një këmishë rozë që i vinte në pah këmbët e saj të gjata.
Ajo i shtoi paraqitjes së saj të thjeshtë një palë çizme kauboj dhe një palë syze në ngjyrën e këmishës. Flokët e saj të gjata sërish kishte vendosur t’i mbante lë lëshuara ku mbante veshur dhe një kapele të zezë.
Ajo më vonë u relaksua në shezllon dhe hoqi këmishën e saj duke zbuluar bikinit e verdhë që kishte poshtë, të cilat nxirrnin linjat e saj perfekte.
Pushimi i saj relaksues vjen pasi interpretuesja kohët e fundit pësoi një rënie dramatike në mes të performancës. Ju kujtojmë që para pak ditësh Dua ndodhej në Milano ku mbajti koncertin e saj të radhës. Mirëpo, fatkeqësisht kryefjala e asaj nate u bë rrëzimi i shqiptares në skenë. Teksa po këndonte e kërcente së bashku me balerinët profesionistë, Dua rrëshkiti në skenë. Megjithatë e kamofloi shumë mirë situatën pasi u ngrit shpejt dhe vazhdoi të këndonte sikur mos të kishte ndodhur asgjë.