EKSKLUZIVE/ I pakënaqur me situatën në klub, mbrojtësi i Partizanit drejt largimit

Eneo Bitri ishte pjesë e Astanës në gjysmën e parë të këtij sezoni, por pas gjashtë muajsh atje, beratasi vendosi të kthehet te Partizani, pavarësisht se aventura në Kazakistan nuk mund të quhej e dështuar, sepse ai zhvilloi disa ndeshje shumë të mira, veçanërisht në Ligën e Europës.

Bitri

Për 25-vjeçarin, në janar kishte edhe ofertë nga Kukësi dhe dy klube të tjera të Superiores, por në fund ai vendosi të bashkohet edhe një herë me Partizanin duke firmosur kontratë deri në verën e vitit 2023. Pavarësisht faktit se ka edhe një vit kontratë te “demat”, shanset për largimin e beratasit sa vijnë e shtohen.

SHKAQET DHE NGËRÇI – Paraqitjet e mira dhe personaliteti i treguar në fushë e shtyjnë mbrojtësin të ketë pretendime më të mëdha. Por nuk është vetëm kjo arsyeja që Bitri pritet të largohet.

Në këtë rikthim të tij te Partizani, ai ka gjetur një skuadër dhe situatë krejt ndryshe nga sezoni i shkuar në klub, çka e shtyn të ndërrojë ambient në verë. Fakti që ka edhe një vit kontratë është një pengesë, por ish-lojtari i Tomorit ka ditur gjithmonë t’i zgjidhë të tilla ngërçe dhe me shumë mundësi do të arrijë të ndahet në paqe edhe me Partizanin në verë.

Synimi kryesor për Bitrin do të jetë transferimi në një ligë më të pasur jashtë vendit, por nuk përjashtohet mundësia e firmës me një klub shqiptar, brenda apo jashtë kufijve zyrtarë, në rast se do të ketë ofertë ndjeshëm më të lartë se paga që merr aktualisht te Partizani.

BOSHLLËKU – Largimi i tij do të vinte në vështirësi të mëdha Partizanin, që do të duhej të vihej sërish në lëvizje për ta zëvendësuar.

Çështja e Bitrit është vetëm një nga të shumtat në kampin e kuq, sepse një numër i madh titullarësh janë gjithashtu me valixhe në duar. Zhunior, Hoxha, Albion Marku apo Mala, janë disa nga lojtarët, që Partizani do të duhet të vihet në lëvizje për të negociuar qëndrimin e tyre.

DENIS LALA – Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ I pakënaqur me situatën në klub, mbrojtësi i Partizanit drejt largimit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook