EKSKLUZIVE/ Kërkohet zëvendësues për Xhixhën dhe Seferin, Tirana bën gati plani për sulmuesin e Partizanit

Tirana kërkon sul mues dhe një goditje madhe mund të jetë “vjedhja” e Stenio Zhuniorit ekipit të Partizanit. Edhe pse nuk ka asgjë konkrete, mësohet se drejtuesit janë duke bërë një sondazh për sulmuesin, të cilit i mbaron kontrata në fund të sezonit. Sipas asaj që është marrë vesh, Zhunior mund të zëvendësojë të larguarit e mundshëm të sulmit.

stenio

Kështu, nëse dy anësorët e Tiranës ikin për një skuadër më të mirë, atëherë sulmuesi aktual i Partizanit mund të bëjë punë. Problemi i vetëm është rroga si dhe fakti që sulmuesi po diskuton me të kuqtë për rinovimin. Braziliani këtë sezon ka shënuar 11 gola, duke qenë lojtari i katërt me më shumë rrjeta në Superiore.

PLANI – Tirana kërkon lojtarë të rinj për Europën dhe sezonin e ri futbollistik. Sytë janë nga dy kampionate, ai kosovar dhe shqiptar. Dihet që Tirana kërkon të afrojë futbollistë, të cilët kanë dhënë shumë në fushën e lojës dhe që i njeh mirë.

Dihet edhe që te bardheblutë nuk afrojnë më lojtarë me kaseta. Gjatë gjithë kësaj kohe, Tirana ka parë elementët e mundshëm që mund të afrojë. Nga kampionati kosovar është shënjestruar një mesfushor.

21- vjeçari i Prishtinës, Qëndrim Zyba, është një nga emrat e përfolur si dëshirë e Tiranës në Superiore. Fantazisti ka bërë paraqitje të mira dhe është ndër dëshirat e 26 herë kampionëve të Shqipërisë, sipas “Kanalit 10”.

Media në Kosovë bën me dije se djaloshi do të ndiqet nga pranë, me përfaqësues të Tiranës që do të jenë në fundjavë në ndeshjen mes Gjilanit dhe Prishtinës. Ardit Krymi, Erdenis Gurishta janë një dëshirë tjetër e Tiranës.

Mesfushori dhe mbrojtësi ka luajtur shumë mirë vitet e fundit dhe bardheblutë e kanë shumë dëshirë që ta afrojë. Ata do të ishin një siguri në mbrojtje dhe mesfushë dhe një tjetër alternativë për Orges Shehin si në Europë dhe kampionatin e ardhshëm.

Krymit i mbaron kontrata në fund të majit dhe është lojtar i lirë, ndërsa Gurishta ka kontratë me Vllazninë. Edhe Julian Shehu është një alternativë për skuadrën e Tiranës. Gjithsesi, për afrimet nuk ka asgjë konkrete.

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ Kërkohet zëvendësues për Xhixhën dhe Seferin, Tirana bën gati plani për sulmuesin e Partizanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook