Vllaznia arriti një fitore të rëndësishme në garën për Europë përballë Kukësit me shifrat 2-1. Në një prononcim për “Super Sport”, tekniku i shkodranëve, Elvis Plori, nuk e fshehu gëzimin për këtë rezultat.
“Të them të drejtën goli në minutat e fundit të kënaq më shumë. Shija e Europë është aty. Është mendja dhe aty. Këto golat në minutën e fundit na kishin munguar. Të dyja këto rezultatet kanë ardhur në momentin e duhur. Kam qenë shumë i përgojuar. Më erdhi fitorja në momentin e duhur.
Sikur e ndjeva qëkur e thirra. Çoba ka hyrë pa nxehje fare. Që në momentin që i shkoi topin sikur e parandjeva që do të shënonte.
Latifi nuk ishte në gjendje. Në momentin kur u barazua rezultati ai e mori përsipër. Arsyeja pse e lashë në sulm, duke ditur se shpejtësia e tij do të më bënte punë. Në krahun e djathtë s’postova Heriç se ishte më i freskët.
Ne nuk mund të fitojmë për një arsye. Përpara portës nuk jemi cinik sa duhet. Marrëdhënia me portën ka lënë mangësi. Sot që na u dhanë rastet duhet të shënonim. Duke pasur dhe presionin e pikëve dhe ajon ka ndikuar. Ndikimi më i madh kanë qenë oraret e ndeshjeve. Orari sot të jep një natyrë më serioze. Automatikisht entuziazmi rritet.
Çobën unë e kam aktivizuar pothuajse në të gjitha takimet. Klubi i ka sytë nga ai. Kot nuk e rinovuam kontratën. Çoba është gati dhe e ka treguar. Konkurrenca është e fortë. Gjithsesi shpresojmë te ai dhe e them me plotë gojën që Vllaznia dhe Shkodra do bazohen te ai.
Të them të drejtën po të mendojmë me llogari, e para ishte fitorja sot. Tirana e ka arritur objektivin kryesor, ajo nuk e ka dëshirën dhe entuziazmin. Gjithsesi jam i lumtur për rezultatin e sotëm”, ishin fjalët e Plorit.
Arena e Lajmit