Interi ka ende shpresa në kampionat, kuqezinjtë e Piolit mbyllin hesapet e titullit që këtë javë nëse…

Pas fitores në Verona, Milani u rikthye në krye të Serisë A me 2 pikë epërsi ndaj Interit (80 pikë kundrejt 78), me vetëm dy ndeshje të mbetura deri në fund të kampionatit. Pavarësisht rezultateve të kushërinjve, “Djallit” i mungojnë 4 pikë për të fituar aritmetikisht titullin.

inter - milan

Por kuqezinjtë mund të festojnë që të dielën në mbrëmje. Milani pret Atalantën në orën 18:00, ndërsa Interi do të dalë në fushë menjëherë më pas, në orën 20:45 kundër Kaljarit që ka ndoshta shansin e fundit për të tentuar të mbajë gjallë garën për të mos zbritur në Serinë A.

Skuadra e Piolit është kampione nëse mposht ekipin e Gasperinit dhe Interi nuk fiton ndaj sardëve. Në atë pikë Milani do të ishte i paarritshëm në 83 pikë (me kushërinjtë në 79 nëse barazonin ose ndaleshin në 78 në rast humbjeje).

Rasti i tretë: Milani barazonme Atalantën dhe Interi humbet. Klasifikimi do të ishte: Milani 81dhe Interi 78, me vetëm tri pikënë dispozicion ditën e fundit. Por me të dyja skuadrat me 81 pikë, Milani do të ishte sërish kampionsepse ka avantazhin në ndeshjet direkte (1-1 dhe 2-1 për kuqezinjtë).

Në të gjitha rastet e tjera,gjithçka do të shtyhej për javëne fundit, kur Milani do të luajëndaj Sasuolos dhe Interi në “SanSiro” me Sampdorian që megjasë do të ketë siguruar mbijetesën në Serinë A.

kalendari

Arena e Lajmit


Interi ka ende shpresa në kampionat, kuqezinjtë e Piolit mbyllin hesapet e titullit që këtë javë nëse…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook