Marrëveshja e 17 majit, anëtari i PD: Ishte kurth i Ramës, naivitet i Bashës dhe pavëmendje e Berishës!

Bejko

Anëtari i PD Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Frontline” në News24 foli për marrëveshjen e 17 majit, të mirat dhe pasojat që solli kjo marrëveshje, mes ish-kryetarit të PD Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, Bejko tha se ajo marrëveshje ishte një kurth i Ramës, naiviteti i Bashës dhe pavëmendje e Berishës.

Pjesë nga biseda në studio:

Rama dhe Basha regjisorët e të gjithë këtyre serive?

Bejko: Basha dhe Rama janë aktorë  dhe zoti Rama dihet që është vetë ali dhe vetë kadi.

Marrëveshja Rama-Basha, u përshëndet nga Berisha?

Bejko: Sot Berisha përjashton vetveten. Kam përshtypjen se Berisha duhet të jetë kumbari. Basha ka qenë nën kontrollin e plotë të Berishës. Kujtojmë se pranojnë paketën e tyre. Edi Rama e prishi marrëveshjen dhe Berisha nuk qëndron fare tek këto që ka thënë. Berisha e ka pranuar para dy vitesh, që PD nuk ka ideologji të caktuar, pra një parti me karakter popullor.

Marrëveshja e 17 majit, të mirat edhe të këqijat?

Bejko: Ishte një kurth i Ramës dhe naiviteti i Bashës dhe pavëmendje i Berishës. Kam përshtypjen që edhe Meta ka luajtur keq, Meta kishte në dorë që atë skemë në kohën kur opozita ishte në çadër, t’ja prishte Edi Ramës. Menjëherë do ta kishte lënë Ramën pa gjë. Unë mendoj që presidenca për zotin Meta ishte një kostum i ngushtë.

Gara për kryetar të PD. Ku po shkon opozita?

Bejko: Nuk kemi paqe në PD dhe nuk do të gjejë paqe PD me Berishën kryetar sa kohë SHBA e refuzon ta njohë.

S’ju bind platforma e Berishës?

Bejko: Berisha duhet të shijonte një emocion të pashoq që të dhurojnë nipërit dhe mbesat. Nuk ka çfarë jep më shumë.

Sëfundmi Bejko tha se elektorati gri nuk e pranon ish-kryeministrin, nuk e pranonte as kur ishte në pushtet.

Arena e Lajmit

Marrëveshja e 17 majit, anëtari i PD: Ishte kurth i Ramës, naivitet i Bashës dhe pavëmendje e Berishës!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook