Shtyhen sërish negociatat për emrin e Presidentit, Alibeaj: Vetëm transparenca është ilaçi kundër çdo lloj pazari, sot…

787878787

Pas shtyrjes 0së takimit për çështjen e emrit të Presidentit të ri, lënë për ditën e nesërme, kryetari i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj deklaroi se kërkon që çdo diskutim të bëhet para mediave, pasi sipas tij transparenca është i vetmi “ilaç për çfarëdo lloj pazari”.

Alibeaj ndërkohë ka ftuar gazetarët që nesër në orën 10:00, kur do të zhvillohet takimi me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, të ndjekin zhvillimet nga afër.

“Doja në praninë tuaj të zhvillohej takimi, të vazhdoja diskutimin për atë që është qëndrimi ynë, e patë lëvizjen, jo tani por në 6, falë jush në takim i kam kërkuar çdo diskutim për çështjen e presidentit, jo për emrat, të bëhet me mediat se besoj se vetëm transparenca është ilaçi më i mirë kundër çfarë do lloj pazari, kjo është një gjë që ju dhe publiku e doni, nesër në 10:00 jeni të ftuar për të ndjekur diskutimin”, u shpreh Alibeaj.

 

Shtyhen sërish negociatat për emrin e Presidentit, Alibeaj: Vetëm transparenca është ilaçi kundër çdo lloj pazari, sot…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook