VIDEO/ Gol dhe 2 kartonë të verdhë për 3 minuta, futbollisti shqiptar i bën të gjitha në elitën e futbollit danez

Futbollisti shqiptar Arbnor Muçolli, ishte protagonist absolut në barazimin 2-2 që skuadra e tij Vejle, arriti në transfertë ndaj Viborg, teksa shënoi dhen u ndëshkuar me 2 kartonë të verdhë në harkun kohor të 3 minutave.

bandicam 2022-05-09 22-34-37-654

22-vjeçari fillimisht goditi traversën me një gjuajtje nga jashtë zonës, teksa në minutën e 75-të, tundi rrjetën duke kaluar përkohësisht në avantazh skuadrën e tij.

bandicam 2022-05-09 22-35-33-472

Muçoli u ndëshkua me karton të verdhë në momentin e golit, pasi hoqi fanellën, ndërkohë që në minutën e 78-të, la skuadrën me 10 lojtarë, pasi mori kartonin e dytë të verdhë. Në minutën e 93-të vendasit shënuan golin e barazimit duke shmangur humbjen.

 

Për Muçolin, goli i sotëm ishte i 5-ti me fanellën e Vejles. Shqiptari, i cili ka qenë edhe pjesë e Kombëtares Shpresa, është një ndër më të dalluarit te skuadra daneze që militon në elitën e futbollit të këtij shteti. Gjithashtu 22-vjeçari ka realizuar edhe 1 asist.

Arena e Lajmit


VIDEO/ Gol dhe 2 kartonë të verdhë për 3 minuta, futbollisti shqiptar i bën të gjitha në elitën e futbollit danez

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook