“E gjithë Anglia është me ta”, Guardiola nuk kursehet me Liverpulin: Kanë fituar një titull në 30 vite

Pep Guardiola për shëndeti reagimin e skuadrës së tij pas fitores 5-0 kundër Njukasëllit pak ditë pas eliminimit dramatik në gjysmëfinalet e Champions-it nga Reali i Madridit. Por trajneri i Mançester Sitit u lëshoi një shigjetë rivalëve të Liverpulit, duke thënë se të gjithë duan që titullin ta fitojë skuadra e Jyrgen Klopit.

guardiola

Siti u shkëput +3 pikë në tri javët e fundit pasi “Reds”-at frenuan me Totenhemin këtë javë në “Anfield” (1-1), por me goleadën e fundit kanë edhe golavarazhin më të mirë sesa rivalët (+4).

“Njerëzit duan që Liverpuli ta fitojë më shumë se ne. Nuk është një problem, është normale. Ndoshta ata kanë më shumë tifozë nëpër botë dhe në Angli ndoshta më shumë mbështesin Liverpulin sesa ne. Të gjithë në këtë vend bëjnë tifo për Liverpulin, sigurisht sepse Liverpuli ka një histori të pabesueshme në kompeticionet europiane. Megjithatë jo në Premier Ligë, sepse ata kanë fituar vetëm një trofe në 30 vite. Por nuk është një problem. Liverpuli, bashkë me Mançester Junajtidin, janë skuadrat më të famshme, me atë që kanë bërë në histori, me trofetë e fituar, trashëgiminë, historinë, dramat, shumë gjëra. Por ne po shkojmë drejt tyre në 10-11- 12 vitet e fundit. E di që jemi një bezdi ndonjëherë për njerëzit, por nuk më intereson”, deklaroi tekniku i Sitit për “beIN Sports”.

Liverpuli zbret sot në fushë në transfertën me Aston Vilën, ndërsa Siti do të luajë nesër në transfertën me Uolverhemptonin. Kampionët e Anglisë udhëtojnë drejt Uolvesit dhe Uest Hemit përpara se ta mbyllin në shtëpi me Aston Vilën, ndërsa Liverpuli viziton Aston Vilën dhe Sauthemptonin përpara se të presë Uolvesin në javën e fundit. Premier Liga premton një garë spektakolare për titullin deri në vërshëllimën e fundit.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – Arena e Lajmit


“E gjithë Anglia është me ta”, Guardiola nuk kursehet me Liverpulin: Kanë fituar një titull në 30 vite

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook